Sulmuesi shqiptar Brajan Gruda po kalon një moment fantastik me fanellën e RB Leipzigut në kampionatin gjerman, duke qenë ndër figurat kyçe të triumfit bindës 5:1 në udhëtim kundër Union Berlinit.
Futbollisti 22-vjeçar nisi të lërë gjurmë konkrete në pjesën e dytë, kur në minutën e 50-të asistoi te goli i Romulos për ta kaluar Leipzigun në epërsi 2:1.
Më pas, në minutën e 72-të, Gruda mori vetë rolin e realizuesit, duke shënuar një gol të bukur për shifrat 3:1 dhe duke vulosur kthesën e madhe të mysafirëve.
Statistikat e spikatura në këtë paraqitje
Gol dhe asistim: I përfshirë drejtpërdrejt në dy gola në pjesën e dytë.
Vlerësimi: Nota 8.4 nga platforma Sofascore, ndër më të lartat e takimit.
Pasimet dhe krijimtaria: 25 pasime të kompletuara, 4 pasime kyçe dhe 1 shans i madh për gol i krijuar.
Driblime dhe duele: 7 driblime të suksesshme nga 9 të tentuara dhe 7 duele të fituara ndaj kundërshtarëve.
Me këtë paraqitje, Gruda ka arritur në 1 gol dhe 5 asistime pas tetë ndeshjeve të luajtura deri tani në Bundesligë. Radhën e ardhshme për të dhe Leipzigun e sjell mesjava në Ligën e Kampionëve, ku skuadra gjermane do të presë në shtëpi francezët e Lensit./IndeksOnline/


