Monday, May 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIN MEMORIAM/ Ndahet nga jeta ish- mundësi i Vllaznisë Mehdi Gërçari

IN MEMORIAM/ Ndahet nga jeta ish- mundësi i Vllaznisë Mehdi Gërçari

Shkruar nga Gjergj KOLA

Ndahet nga jeta në moshën 79 vjeçare një nga emrat e njohur të mundjes shkodrane, Mehdi Gërçari. Ai ka patur një kontribut shumë të madh në këtë sport duke lënë një emër shumë të mirë dhe padyshim që nuk do të harrrohet kurrë.

Vetëm pak ditë më parë (4 maj) bashkë me familjen festoi ditëlindjen, por nuk kishte qenë e thënë që të ishte më tej bashkë me ta sepse u ka dhënë lamtumirën. Mehdia e ka nisur sportin e mundjes në vitin 1963 kur u bashkua me ekipin e të rinjve të Vllaznisë, ndërsa dy vjet më vonë do t’i bashkohej ekipit të të rriturve me trajner Qazim Elbasanin.

Kuptohet që përgjatë shumë vite që është marrë me këtë sport, ka dhënë një kontribut shumë të madh që Vllaznia të arrinte rezultate shumë të mira dhe si rrjedhojë ka marrë vlerësimet e shumë sportistëve kolegë të tij, trajnerë dhe specialistë të këtij sporti.

Gazeta “Shkodra Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Gërçari për humbjen e njeriut të saj të dashur, por edhe komunitetit të mundjes shkodrane për ndarjen nga jeta të një pjestari dinjitoz të tij. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments