Friday, April 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLVIDEO/ Presidenti Duka: Disa Bashki, si ajo e Shkodres nuk kanë bërë...

VIDEO/ Presidenti Duka: Disa Bashki, si ajo e Shkodres nuk kanë bërë ende asgjë për Europianin U21

Numri 1 i futbollit shqiptar ka folur sot gjatë konferencës për shtyp edhe në lidhje me Europianin U21 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në vendin tonë dhe siç është bërë e ditur tashmë edhe Shkodra do të jetë një ndër qytetet mikëpritëse të këtij aktiviteti të rëndësishëm ndërkombëtar.

Armand Duka ndërkohë ka shprehur hapur shqetësimin e tij në lidhje me mosreagimin e disa Bashkive, ku është ndalur konkretisht tek ajo e Shkodrës për ndërtimin e fushave stërvitore që janë kusht i domosdoshëm për këtë Europian.

Sipas Dukës, UEFA ka vendosur tashmë qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet, por problematikë mbetet fakti se disa bashki nuk kanë ndërmarrë ende asnjë hap konkret për përgatitjen e infrastrukturës sportive.

Ai ka marrë si shembull qytetin e Shkodres, duke deklaruar se situata atje është shqetësuese, pasi sipas tij “nuk është bërë asgjë” dhe aktualisht nuk ekziston asnjë fushë e përshtatshme ku mund të stërviten ekipet kombëtare në kuadër të turneut.

Duka ka shprehur gjithashtu dyshime nëse qytetet e përcaktuara do të jenë realisht gati për të pritur ndeshjet, duke theksuar se vonesat dhe mungesa e investimeve mund të vënë në pikëpyetje organizimin e europianit ne keto qytete.

Për më shumë shikoni prononcimin e presidentit Duka gjatë konferencës së sotme kur flet për këtë çështje:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments