Sunday, May 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENevil Dede merr përgjegjësitë për humbjen ndaj Teutës

Nevil Dede merr përgjegjësitë për humbjen ndaj Teutës

Egnatia u mposht nga Teuta në Durrës me rezultatin 2-3, për llogari të javës së fundit në Abissnet Superiore. Pas duelit të zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, ka folur trajneri i rrogozhinasve, Nevil Dede. 

“E vërteta është qe se prisja të pësonim kaq gola. Aty kuptzova që kur mora dy golat. Mos harroni që luanim me para dy ditësh dhe pas tre ditësh luajmë dhe Kupën. Nuk prisja ndonjë gjë të madh, edhe si shkojnë pikët.

Besonim bashkë me drejtuesit. Përgjegjësia më takon mua, faji është i imi në këtë humbje të sotme. Por gjithsesi, ajo që më pëlqeu është zotërimi i topit ku ishim të qartë. Tani gjithçka i përket së shkuarës, Egnatias nuk i shkon përshtat që të marrë tre gola. Përgjegjësia është e imja se unë vendos. Brenda pritshmërive dhe llogaritë i kemi bërë. Shpresoj dhe që djemtë të jenë të freskët, ja kemi arritur qëllimit.

A shqetësonin për Final Fourin? Aktivizimi i lojtarëve të rinj, Duro mbrojtësi i majtë? Dejvi është përshtatur. Duke menduar këtë zgjidhje me Duron, nuk doja të sakrifikoja. Dhe besoj që bëri mirë. Jam i lumtur për Duron. Minutat i kanë bërë mirë, kemi të bëjmë me lojtar të ri i cili theu akullin.

Përsa i përket marrjes së golave, i pari është mungesë përqëndrimi. U mërzita për dy golat, ndoshta mungesa e përqëndrimit, me skuadrën fola pas ndeshjes së Elbasanit. Fangaj dhe Kryeziu nuk mund të luanin më shumë se 20 minuta. Ka disa gjëra që nuk shkuan mirë kemi dhe disa ditë për të përgatitur për Kupën”, tha Dede. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments