FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKaroglan: Kam drejtuar nënkampionë bote, kjo penallti duhet të jetë e papranueshme

Karoglan: Kam drejtuar nënkampionë bote, kjo penallti duhet të jetë e papranueshme

Trajneri i Partizanit, Mislav Karoglan, e ka cilësuar humbjen e sotme ndaj Vllaznisë si të pazakontë pasi ekipi nuk ia doli të gjente rrjetën edhe pse krijoi një mori rastesh.

“Ishte një rezultat i vështirë për ne. Deshëm të luanim dhe të dominonim që nga minutat e para, por nuk arritëm të gjenim golin, vendosmërinë, atë zjarrin në sy për të shkuar te goli.

Ata luanin me markim një kundër një në mes, ndërsa ne deshëm që lojtarët e krahut të luanin edhe si numra 10, sepse Hjuman është i tillë. Deshëm të kishim edhe lëvizjen duke u shtyrë në qendër. Nuk kemi anësorë vertikalë, vetëm Aliun, i cili vinte nga dëmtimi. Mendoj se kjo nuk ishte ndeshja jonë më e mirë për sa u përket shanseve të krijuara. Kishim disa raste 3-4 metra larg portës, si Kazim, Toma dhe Sidibe. Në ndeshje të tilla duhet të jesh më konkret.

Kjo ndodhi në 10 minutat e fundit, por ne po kërkonim golin, sepse kishim lojtarë më shumë. Mendova Sidiben të vetëm në të djathtën, por nuk kishim shumë diagonale për të luajtur në krahë. Parimi kryesor i të gjitha skuadrave të mia është loja në diagonale. Kjo është ajo që besoj më shumë dhe që kam problem tani te Partizani.

Sapo analizuam ndeshjen, menduam se sistemi sot ishte ai që na përshtatej më mirë sepse kishim më shumë mbajtje topi dhe ishte ndeshja ashtu siç e kisha thënë. Krijuam më shumë raste sot sesa në 5 ndeshjet e fundit së bashku. Praktikisht, nuk pashë raste nga Vllaznia. Kjo penallti duhet të jetë e papranueshme.

Pjesa e 1/3 së fundit të fushës është pak nga gjithçka. Unë kam pak eksperiencë me trajnimin e lojtarëve që kanë dalë nënkampionë bote, si Nikola Kaliniç apo Livaja, të cilët kanë një vendimmarrje në zonë më të shpejtë se të tjerët. Është proces, por duhet të kesh besim. Nëse lojtari ka besim, vendimmarrja e tij do të jetë shumë herë më e mirë.

Unë kam drejtuar në të dy sistemet. Detyra më e madhe është t’u japësh lojtarëve parimet kryesore të lojës. I përdorim të dy sistemet dhe do të shohim në varësi të lojtarëve që do të kemi në dispozicion dhe kundërshtarit që do të kemi përballë”, tha Karoglan për RTSH pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments