Vllaznia e volejbollit te femrave ka prezantuar paraditen e sotme tre blerjet e saj te fundit. Knyzeva Anna Setter, Dayra Auramchyk dhe Lyubov Pronina jane volejbollistet me te reja te kesaj skuadre dhe qe do te jene pjese e saj ne sezonin e ri.

Ka qene vete presidenti i shoqates se volejbollit te femrave te Vllaznise, Florian Zekja qe e ka bere prezantimin e tyre, por nderkohe bashke me ta ka prezantuar edhe Gerti Lishen, ish- volejbollistin e kombetares shqiptare, i cili i ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të japë kontributin e tij në aspektin organizativ dhe atë teknik.

Po ashtu, mesohet se Lisha do te jete edhe ne rolin e donatorit per volejbollistet e huaja dhe ne kete menyre te gjithe sebashku pritet te ndertojne nje skuader model e cila te funksionoje ne menyren e duhur si ne fushen e lojes ashtu edhe jashte saj.

“E kemi thene edhe vitin e kaluar, objektivat e Vllaznise jane gjithmone per te marre maksimalen. Bluza e Vllaznise eshte e rende. Kete vit ne bashkepunim edhe me partnerin Gerti Lisha shpresoj se do te kemi rezultate shume me te mira edhe se te vjetshmet. Por nderkohe ne nuk do te leme prapa as ekipet e moshave.

Sa i takon ekipit te pare, besoj se kemi per te bere gjera te mira. Me marrjen edhe te ketyre tre lojtareve te huaja qe jane me shume eksperience dhe qe kane luajtur me ekipet kombetare te vendeve respektive, duhet te japim maksimumin per te gjithe objektivat qe i kemi vene vetes.”- ka thene nder te tjera presidenti Zekja.

Prononcimin e tij te plote mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “SHKODRA SPORT” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: