Nje foto qe flet shume. Ne te jane bashke dy prej kolloseve te Vllaznise por edhe te kombetares shqiptare ne vitet ’40, Loro Boriçi dhe Bimo Fakja. I perket asaj periudhe kur te dy sebashkua luanin dhe nderonin Vllaznine duke i dhene asaj edhe titujt e pare kampione ne vitet 1945 dhe 1946.

Kur flet per Loro Boriçin sigurisht qe mund te flasesh e shkruash shumeçka per te. Mbetet nje nga kolloset e futbollit shqiptar dhe jo vetem si futbollist, por me pas edhe si trajner.

Perkrah tij eshte Bimo Fakja, nje nga mesfushoret e talentuar te ekipit shkodran ne ato vite teksa e ka mbyllur karrieren sportive ne vitin 1950, por natyrisht qe nuk mund te harrojme faktin se ai per gati nje vit (1939) eshte stervitur ne Itali me Bolonjen por nuk vendosi te qendronte me gjate atje dhe u kthye ne Shkoder.

E njejta gje ne fakt ka ndodhur edhe me Loro Boriçin qe ka qene ne Itali ne fundin e viteve ’30 duke iu bashkuar Lacios, por nuk qendron gjate dhe kthehet serish ketu, per te vijuar me karrieren e tij.

Ne kete 100 vjetor te Vllaznise, padyshim qe te dy keto personazhet e kesaj fotoje zene nje vend te rendesishem ne historine e kesaj skuadre e cila ka lene gjurme ne futboll dhe jo vetem duke krijuar nje emer te respektuar ne mbare opinionin sportiv shqiptar.