Moldavia zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe e vuri në vështirësi Francën në ndeshjen e zhvilluar në “Stade De France”. Rata kaloi miqtë në avantazh shumë shpejt, por kampionët e botës përmbysën rezultatin me golat e Varane dhe Giroud.

Goli i mbrojtësit të Real Madrid ishte i parregullt, Giroud kreu faull të pastër kundër portierit moldav, por arbitri kryesor konfirmoi festën e Francës.

Firat Engin, i cili mban postin e trajnerit të Moldavisë ka reaguar ashpër pas kësaj humbje në një prononcim për sajtin zyrtar të Federatës. Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë tregon se ka marrë 500 mesazhe në pushim të ndeshjes dhe të gjithë ishin të acaruar dhe befasuar me faktin që goli u cilësua i rregullt.

“Ndihem krenar për lojtarët e mi. Jam krenar për mënyrën se si luajtën dhe i falënderoj të gjithë. Në të njëjtën kohë, jam i shumë i inatosur me gjykimin. Arbitrat morën vendimin e gabuar në golin e barazimit të Francës. Giroud kreu faull kundër portierit tonë, ai gol duhej anuluar.

Gjatë pushimit të ndeshjes kam marrë 500 mesazhe nga miqtë e mi, të cilët më shkruanin për këtë episod. Nuk mund të ndihmohet një skuadër në atë mënyrë. E kuptojmë që jemi më të vegjël se Franca, por kjo është e papranueshme. Rregullat duhet të jenë njësoj për të gjithë“, përfundon Engin Firat. /abcnews/