Ditët kalojnë dhe sfidat e turit të parë të UEFA Conference League në mes Vllaznisë dhe Malishevës afrojnë. Ndërkohë së fundi UEFA ka caktuar edhe arbitrat e të dyja këtyre përballjeve, si në Shkodër ashtu edhe në Podujevë.
Kështu në stadiumin “Loro Boriçi” fatet e ndeshjes do të jenë në dorën e një trupe gjykuese nga Gjeorgjia. Arbitër kryesor është caktuar të jetë Giorgi Avazashvili ndërsa asistentë të tij Levan Varamishvili dhe Giorgi Gogokhia. Arbitër i katërt do të jetë Koba Revazashvili.
Kurse në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Kosovë do të jetë një katërshe arbitrash nga Uellsi me kryesor Tom Owen, asistentë Lewiss Edwards dhe Martin Roberts ndërsa arbitër i katërt do të jetë Alex Mcinch.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


