Zyrtarizohet lajmi i publikuar pasditen e djeshme nga Gazeta “Shkodra Sport”. Ish- kapiteni i Elbasanit Emiljano Musta tashmë është pjesë e Vllaznisë. Mbrojtësi i krahut të majtë sapo është prezantuar nga ana e klubit shkodran.
Ja postimi i Vllaznisë për përforcimin e saj të rradhës:
“Mirë se erdhe, Emiliano Musta!
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin e majtë Emiliano Musta, i cili do të jetë pjesë e skuadrës kuqeblu për sezonin e ri.
Me eksperiencën e tij në futbollin shqiptar, Musta i bashkohet Vllaznisë për të dhënë kontributin e tij në arritjen e objektivave të klubit në kampionat dhe në arenën europiane.
I urojmë Emilianos shumë suksese me fanellën kuqeblu!
Mirë se erdhe në familjen e Vllaznisë!”


