FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPo stërvitet me Vllazninë, Elseid Hysaj refuzon ofertën prej 500 mijë eurosh...

Po stërvitet me Vllazninë, Elseid Hysaj refuzon ofertën prej 500 mijë eurosh nga skuadra e Superiores

Po stërvitet prej kohësh me Vllazninë dhe si rrjedhojë tifozët shkodranë po ëndërrojnë veshjen kuqeblu të Elseid Hysajt i cili ende nuk ka gjetur skuadër, por ai duket se nuk e ka ndër mend të luajë në kampionatin shqiptar.

Edhe ndonëse një prej skuadrave të tij i ka ofruar një pagë vjetore prej plot 500 mijë eurosh. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga ish- futbollisti i njohur Ditmar Bicaj. Sipas tij, lojtari që ka luajtur 100 ndeshje me kombëtaren e ka refuzuar sepse ka ndër mend të luajë në një kampionat më të fortë.

“Di që i ka ardhur një ofertë shumë e mirë nga kampionati shqiptar. Me shifër shumë të majme, por që e ka refuzuar. Shifër që nuk e kemi dëgjuar ndonjëherë.

Mbi gjysmë milioni euro për një sezon, por e ka refuzuar sepse është i interesuar që të jetë përsëri pjesë e një kampionati shumë të fortë në Europë”, u shpreh trajneri Bicaj për “Klan News”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments