Futbolli në Shqipëri është ndalur prej dy muajsh për shkak të pandemisë së covid-19. FSHF-ja dhe klubet kërkojnë që të rikthehen sa më shpejt në fushë për të nisur stërvitjet, por Qeveria nuk ka kthyer ende përgjigje duke mbajtur “peng” lojtarët.

Disa javë më parë Federata I dërgoi një letër Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësië për të marrë leje që futbolli të rinisi sërish, por ajo përgjigje nuk erdhi.

Ditën e sotme FSHF-ja I ka nisur sërish një letër Ogerta Manastirliu, Ministrises së Shëndetësisë duke I propozuar një protokoll sanitar të organizimit të ndeshjeve pas konsultimit me UEFA-n dhe FIFA-n.

Në letrën e dërguar thuhet se protokolli është përgatitur pas konsultimeve me ekspertë të FIFA-s, UEFA-s dhe disa federatave homologe, si dhe me stafin mjekësor të ekipit kombëtar.

Gjithashtu kanë shprehur edhe njëherë gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe për të zbatuar me rigorozitet udhëzimet e ekspertëve.