Tek Shiroka duken shume te vendosur per ta çuar deri ne fund projektin e nisur dhe per momentin prioritet ka realizimi i objektivit te pare, ngjitjen nje kategori me lart. Pas prezantimit te trajnerit te ri, sot nderkohe ka ardhur edhe prezantimi i perforcimit te pare te merkatos se janarit.

Behet fjale per mesfushorin shkodran Elidon Dulaj. Gazeta “Shkodra Sport” ne fakt e kishte lajmeruar qe ne ditet e fundit te dhjetorit per ardhjen e ketij lojtari, megjithate vetem diten e sotme eshte zyrtarizuar.

Ja postimi i KF Shiroka per kete perforcim:

“Nuk kemi kohë për të humbur, prandaj angazhimi ynë është maksimal për t’i dhënë skuadrës fizionominë e plotë për gjysmën e dytë të sezonit futbollistik 2024-2025.

Kemi kënaqësinë t’i urojmë mirëseardhjen tek KF Shiroka, mesfushorit Elidon Dulaj, i cili vjen nga ekipi i Luftëtarit. Kontrata me Dulaj është deri në fund të sezonit, me opsionin për ta zgjatur edhe një vit tjetër. WELCOME DULAJ!