Historia e futbollit shkodran padyshim që është e shoqëruar me shumë emra të njohur të cilët kanë kontribuar në vite për fanellën e Vllaznisë. Padyshim që Edi Martini konsiderohet një nga elementët më të spikatur të skuadrës kuqeblu pas viteve ’90.

Një element i cili ka spikatur me lojën, golat, klasin dhe talentin e tij. Brezi i ri sot ndoshta nuk ia ka shumë idenë se kush ka qenë Martini në fushën e lojës dhe e mendojnë atë vetëm me paraqitjen e tij të tanishme si trajner.

Pikërisht për këtë arsye, SHKODRA SPORT ka shkëputur nga arkivi i saj një nga golat e tij, pikërisht 16 vite më parë në Tiranë ndaj Partizanit.

E shkëputëm këtë gol jo thjesht për të evidentuar vlerat e Martinit por edhe për të parë tifozllëkun “e çmendur” shkodran. Për mënyrën si ai e mbështeste Vllazninë. Pamje që vërtetë ia vlen të shikohen disa herë.
© shkodrasport.com