Teuta- Vllaznia eshte sfida qe do te startoje ne oren 16.00 ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Nje takim qe pritet me interes nga te dy skuadrat qe do te tentojne fitoren.

Nderkohe kete ndeshje e ka vleresuar maksimalisjt edhe Sektori i Arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit qe ia ka besuar drejtimin e saj njerit prej arbitrave me te mire ne vend, pikerisht Eldorian Hamitit.

Nderkohe asistente te tij do te jene tiranasi Denis Rexha dhe lezhjani tjeter Ridiger Çokaj. Arbiter i katert sakaq eshte caktuar tiranas Daniel Vrapi.

Ne sistemin VAR do te jete Olsid Ferataj ndersa ne AVAR Orgest Grabova. Vezhgues i arbitrave do te jete Albano Janku ndersa delegat i Federates per kete ndeshje eshte caktuar Eduard Gjini./SHKODRA- SPORT.COM/