Saturday, May 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia ‘shtyp’ Gramshin. E mund 6-1 dhe kualifikohet në finale të kampionatit

Vllaznia ‘shtyp’ Gramshin. E mund 6-1 dhe kualifikohet në finale të kampionatit

Vllaznia e femrave bën atë që di të bëjë: Të fitojë dhe të ecë e sigurtë drejt titullit kampion të rradhës. Pasditen e sotme ajo ka fituar sërish edhe në gjysmëfinalen e dytë të “Final 4” ndaj Granshit dhe si rrjedhojë është kualifikuar për në finalen e kampionatit.

Pasi e kishin fituar 1-0 gjysmëfinalen e parë javën e kaluar në Tiranë, sot vajzat kuqeblu kanë triumfuar me rezultatin 6-1 në ndeshjen e luajtur në fushën sporrive “Reshit Rusi”.

Ata kanë zgjidhur gjithçka që në pjesën e parë, kur kanë shënuar tre gola me autore Bajraktarin, Dedën dhe Doçin dhe për rrjedhojë këto 45 minuta janë mbyllet në shifrat 3-0.

Vllaznia do të shënonte edhe një gol të katërt në fillimin e pjesës së dytë me anë të Dedës pas një aksioni shumë të bukur. Gramshi mundohet të reagojë duke shënuar golin e parë me Berishën, por vetëm kaq.

Në minutat e fundit të ndeshjes ndërkohe Vllaznia do të shënonte edhe dy gola të tjerë, fillimisht me autogoline Behramit dhe më pas Doçi do të mbyllte ndeshjen me shifrat 6-1. Vllaznia kësisoj kualifikohet në finale dhe do të presë fituesen e çiftit Apolonia- Teuta për të kërkuar ndaj saj titullin e 13-të kampion rradhazi.

Burimi: Gazeta ”Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments