Saturday, May 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVE‘Final 4’ për femra/ Vllaznia – Apolonia, finalja e madhe e edicionit...

‘Final 4’ për femra/ Vllaznia – Apolonia, finalja e madhe e edicionit 2025/2026

Është përcaktuar finalja e madhe e kampionatit kombëtar të futbollit për vajza për edicionin 2025/2026. Vllaznia dhe Apolonia do të përballen më 29 maj në sfidën që do të vendosë skuadrën kampione të Shqipërisë.

Ditën e sotme u zhvilluan ndeshjet e dyta gjysmëfinale të fazës “Final 4”, ku Vllaznia konfirmoi formën e mirë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 6-1 ndaj Gramshit në stadiumin “Reshit Rusi”. Shkodranet siguruan në mënyrë bindëse kualifikimin për në finalen e madhe.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër të luajtur në stadiumin “Loni Papuçiu”, Apolonia dhe Teuta barazuan 0-0. Duke qenë se edhe ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1, sipas rregullores në fuqi, kualifikimi i takon skuadrës së renditur më mirë në klasifikimin e përgjithshëm të kampionatit, me Apoloninë që siguron kështu biletën për në finale.

Finalja e madhe do të zhvillohet më 29 maj, ndërsa Departamenti i Garave në FSHF do të njoftojë në ditët në vijim stadiumin ku do të luhet kjo përballje vendimtare për titullin kampion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments