Disfata e thellë 5-0 e Serbisë në shtëpi përballë Anglisë kë bërë që të kërkohet në kor largimi i trajnerit Dragan Stojkoviç. Tifozët i janë kundërvënë përsëri ekipit dhe humbja e thellë ka kthyer me këmbë në tokë serbët që shpresonin të luftonin për vendin e parë me Anglinë.
Por Stojkoviç i ka pritur me indiferentizëm kritikat ndaj tij.
“Të gjithë kanë të drejtën e opinionit të tyre, edhe unë jam i pakënaqur me rezultatin”, tha ai pas ndeshjes duke iu referuar vërshëllimave e koreve për largimin e tij.
“Është një natë shumë e vështirë për ne dhe një humbje e vështirë, por kur ke një kundërshtar si Anglia, duhet ta kuptosh dhe ta pranosh se ata janë më të mirë në të gjitha segmentet – shpejtësi, fizikë, teknikë, cilësi individuale. Epilogu i kësaj është rezultati. Ajo që është më e rëndësishme, ky është realiteti absolut, ku jemi dhe kush jemi në raport me ta.
Ata i përkasin majës së futbollit botëror dhe europian dhe nuk janë rastësisht nënkampionë Europe. Je thjesht i pafuqishëm kundër një skuadre të tillë, doli që ata dominuan me meritë, shënuan gola. Plus, nëse merr një karton të kuq, atëherë humbja është edhe më bindëse. Nuk meritonim asgjë më të mirë, nuk mund të kishim bërë asgjë.
Ajo që pamë është plotësisht reale, si Spanja që shkatërroi Turqinë ditën tjetër me 6-0, kjo është ajo kategori.
E dini çfarë më frikësoi më shumë? Përgatitja fizike e lojtarëve tanë. Kemi shumë probleme, ata nuk luajnë rregullisht, nuk janë në ritëm, në formë. Anglezët janë një ekip shumë më cilësor, në nivel individual ata luajnë ndeshje të vështira dhe kërkuese në ndeshje nga e mërkura deri të shtunën, dhe i shoh lojtarët tanë që jemi të ngadaltë, që nuk mund t’ia dalim fizikisht. Kundërshtari mund të luajë më mirë, por në atë fushë, është e vështirë për mua të humbas, por realiteti është se ne nuk i përkasim këtij grupi, përfshirë Gjermaninë.
Është thjesht kështu, le të zgjohemi në kohën e duhur, le ta marrim shumë më seriozisht dhe po, do të jetë më mirë se sonte, me gjithë respektin e duhur për këtë ekip të Anglisë.
Më lejoni të përmend edhe këtë, kur filluan kualifikimet, e dinim se rivali ynë kryesor do të ishte Shqipëria për vendin e dytë, se Anglia ishte favoritja absolute, pavarësisht se sa dikush nuk besonte, ata ishin gabim. Ata janë një dimension tjetër i futbollit. Qëllimi ynë mbetet i njëjtë, të fitojmë ndeshjet e tjera, të arrijmë pozicionin numër dy, dhe kjo do të jetë më pas pamja realiste e futbollit tonë përfaqësues”, ishin fjalët e Stojkoviç pa ndeshjes.