HomeFUTBOLLI I FEMRAVEPresidenti Matija: Vllaznia shumë afër kualifikimit në turin e dytë të 'Europa...

Presidenti Matija: Vllaznia shumë afër kualifikimit në turin e dytë të ‘Europa Cup’, por janë edhe 90′ për t’u luajtur

Vllaznia e femrave luajti të enjten ndeshjen e parë ndaj ekipit ukrainas Kolos Kovalivka, ndeshje kjo e vlefshme për turin e parë të “UEFA Women’s Europa Cup” dhe e fitoi me rezultatin 2-0 duke hedhur një hap të rëndësishëm për kualifikimin në turin e dytë të këtij kompeticioni.

Presidenti Lazer Matija ka folur në lidhje me këtë ndeshje, por edhe për pretendimet e skuadrës së tij teksa është shprehur: “Kjo ndeshja e parë ndaj Kolos Kovalivka ishte shumë e rëndësishme për të dy ekipet sepse nga ajo ndeshje do të shikoheshin edhe synimet dhe niveli i secilit ekip. Fitorja ishte bindëse si me lojë ashtu edhe në rezultat. Patjetër që është një hap i sigurtë për t’u kualifikuar por çdo gjë mbetet e hapur për ndeshjen tjetër sepse në futboll kemi shumë raste kur rezultatet e tilla, por nëse nuk di t’i menaxhosh mirë, mund të sjellin edhe përmbysje.

Performanca e vajzave mendoj se ishte pozitive dhe ekipi po rritet nga ana taktike sepse afrimi i shumë lojtarëve në merkato ka bërë që ekipi të pësojë shumë ndryshime në formacion dhe është dashur më shumë kohë që të konsolidohet. Ekipi bëri një pjesë të parë model nga të gjitha aspektet, kurse pjesa e dytë ishte e barabartë sepse edhe ekipi kundërshtar nuk kishte se çfarë të priste dhe doli më shumë në sulm.

Ndeshja e ardhshme është shumë e rëndësishme për ne sepse nga kjo ndeshje do të përcaktohet edhe ekipi që do të vazhdojë rrugëtimin në këtë kompeticion. Ne do ta vlerësojmë maksimalisht këtë ndeshje dhe stafi këto ditë do të punojë në të gjitha aspektet që ekipi të arrijë kualifikim për në turin tjetër”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments