HomeKRYESORERocco Vata vazhdon të shkëlqejë dhe shënojë me kombëtaren U21 të Irlandës

Rocco Vata vazhdon të shkëlqejë dhe shënojë me kombëtaren U21 të Irlandës

Rocco Vata vazhdon të tregojë me fanellën e Irlandës të gjitha cilësitë e tij, ndërsa nga FSHF ka heshtje rreth djalit të ish-kapitenit të kuqezinjve, Rudi Vata, i cili nuk është ftuar asnjëherë të bëhet pjesë e kombëtareve shqiptare.

Pasi ka shkëlqyer me parë me të gjitha përfaqësueset e moshave të Irlandës, Vata është kthyer në një nga elementët kyç të U21 të Irlandës, siç e tregoi sot në miqësoren ndaj Suedisë.

Vata tundi rrjetën pas një aksioni të shpejtë në krahun e majtë në minutën e 48-të të ndeshjes, duke treguar aftësitë e tij në finalizim.

Por më parë ai kishte nisur edhe aksionin e golit të parë të skuadrës së tij në minutën e 15 të të takimit, ndërsa gjithashtu me një pasim të tij në krahun e majtë erdhi edhe aksioni i golit të tretë të përfaqësueses së Irlandës në këtë sfidë që e fituan me shifrat 3-2

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments