Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut ka festuar sot në mënyrën më të mirë të mundshme ngjitjen në Ligën B në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve. Edhe pse kishte siguruar matematikisht ngjitjen që në ndeshjet e mëparshme, sot ajo i ka vërë vulën me fitoren e pestë radhazi.
Goli i Miovskit në pjesën e dytë i ka dhënë fitoren ndaj Ishujve Faroe me shifrat 1-0, duke siguruar fitoren e pestë radhazi dhe mbylljen e grupit me 16 pikë, më shumë se dyfishin e skuadrës së vendit të dytë që është Armenia.
Kjo e fundit mundi 2-1 në transfertë Letoninë dhe dënoi këtë të fundit me vendin e katërt në grup.
Kësisoj, Maqedonia e Veriut ngjitet në Ligën B, Armenia do të luajë në play-off për ngjitjen, ndërsa Letonia pret nëse do të bjerë direkt në Ligën D apo nëse do të duhet të luajë edhe ajo play-off për të mbijetuar në atë C.