Rocco Vata vazhdon të tregojë me fanellën e Irlandës të gjitha cilësitë e tij, ndërsa nga FSHF ka heshtje rreth djalit të ish-kapitenit të kuqezinjve, Rudi Vata, i cili nuk është ftuar asnjëherë të bëhet pjesë e kombëtareve shqiptare.
Pasi ka shkëlqyer me parë me të gjitha përfaqësueset e moshave të Irlandës, Vata është kthyer në një nga elementët kyç të U21 të Irlandës, siç e tregoi sot në miqësoren ndaj Suedisë.
Vata tundi rrjetën pas një aksioni të shpejtë në krahun e majtë në minutën e 48-të të ndeshjes, duke treguar aftësitë e tij në finalizim.
Por më parë ai kishte nisur edhe aksionin e golit të parë të skuadrës së tij në minutën e 15 të të takimit, ndërsa gjithashtu me një pasim të tij në krahun e majtë erdhi edhe aksioni i golit të tretë të përfaqësueses së Irlandës në këtë sfidë që e fituan me shifrat 3-2