Radiokronika eshte nje nga pikat me te forta te gazetarise sportive dhe ashtu si kudo neper bote, edhe ne Shqiperi kjo dege e saj ka emra brilant qe kane kontribuar shume ne historine e mikrofonit.
Shkeputem kete foto nga arkivi i fotoreporterit te “Shkodra Sport” Engjell Gjolaj, per te evidentuar dy prej ketyre figurave te shquara gjate transmetimit te nje ndeshje futbolli. Behet fjale per te mirenjohurit dhe te mrekullueshmit Ahmet Shqarri dhe Ymer Striniqi.
I pari eshte themeluesi dhe drejtuesi i programit te njohur te Radio- Tiranes, “Nga njera ndeshje ne tjetren”, ndersa i dyti eshte nga te paret pjestar te tij dhe qe kontribuoi per gati tre dekada per ta bere kete emision me te degjuarin ne Shqiperi dhe jo vetem.
Nje dyshe qe ka bashkepunuar gjate me njera-tjetren duke qene kesisoj dy vlera te medha te radikronikes dhe gazetarise sportive ne media. Ahmet Shqarri dhe Ymer Striniqi padyshim e kane shkruar emrin e tyre me germa te arta te mikrofonit shqiptar.
Radiokronistet e sotem padyshim qe duhet t’i kene si shembuj per t’i ndjekur te dy ata, e po ashtu edhe disa te tjere qe jane kthyer ne ikonat e radiokronikes.
Gjergj KOLA