Të shtunën do të zhvillohet java e 18-të e Kategorisë së Parë. Kryesuesit e Skënderbeut i pret një transfertë e vështirë në Burrel përballë vendasve. Korçarët kërkojnë suksesin e radhës që të ruajnë kreun në tabelën e klasifikimit.

Flamurtari i vendit të dytë do të presë në shtëpi Lushnjën. Një klasike e futbollit shqiptar, ndonëse lagunarët nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira. Vlonjatët kërkojnë një tjetër trepikësh në kampionat, që t’i afrohen akoma më shumë kreut. Të dyja këto takime mund ti ndiqni live në Oversport dhe Tibo.

Të gjitha sfidat e tjera të javës do të luhen të shtunën në orën 13:00. Korabi do të presë në shtëpi Besën, ndërsa Dinamo do të udhëtoj drejt Lezhës për t’u ndeshur me Besëlidhjen. Kjo eshte nje sfide shume interesante qe me siguri do te ngjalle interes te madh tek te dy tifozerite.

Ne Lezhe i kane detyrim tre piket per t’iu shkeputur sa me pare nga fundi i renditjes, por e njejta gje mund te thuhet edhe per Dinamon. Ajo ka zbritur tashme ne vendin e trete dhe rrezikon gjithnje e me shume Superlige, por ardhja e trajnerit te ri pritet te sjelle ndryshim ne loje dhe rezultat.

Nderkohe Tomori-Oriku, Apolonia-Tërbuni dhe Luzi-Turbina janë tre sfidat e tjera të kësaj jave në Kategorinë e Parë. Ajo qe do te luhet ne Fier padyshim qe konsiderohet interesante sepse pukjanet jane larg pritshmerive dhe trajneri Ndreu do te kerkoje fitoren e pare ne pankinen e kesaj skuadre./SHKODRA-SPORT.COM/