Boca Juniors është duke u interesuar për Gianluigi Buffon.

Gianluigi Buffon është folur se do t’i japë fund karrierës në përfundim të sezonit aktual.

Por, siç raporton “Radio Continental”, gjiganti i Argjentinës, Boca Juniors, është duke tentuar t’ia ndërrojë mendjen legjendës së Zonjës së Vjetër.

Raportohet se Carlos Tevez është duke tentuar ta bindë 41 vjeçarin që të transferohet në Buenos Aires në qershor, për ta ndihmuar Bocan që të fitojë titullin e Copa Libertadores.