FAQJA E PARE KRYESOREPërplasje e re te Real Madridi, Mourinho përballet me telashe në dhomën...

Përplasje e re te Real Madridi, Mourinho përballet me telashe në dhomën e zhveshjes

Real Madridi po kalon një moment tensioni në dhomën e zhveshjes, ndërsa raportohet edhe për një përplasje mes dy lojtarëve, identitetet e të cilëve nuk janë bërë të ditura.

Gazetari Anton Meana, në emisionin “El Larguero” të Cadena SER, ka deklaruar se atmosfera brenda skuadrës mbetet po aq e ftohtë sa ishte disa muaj më parë, pavarësisht ardhjes së Jose Mourinhos në stol këtë verë.

Sipas Meanas, problemi kryesor nuk ka ndryshuar dhe trajneri portugez ende nuk ka arritur të ndryshojë dinamikën brenda grupit.

“Problemi i vetëm është se unë ende e shoh dhomën e zhveshjes po aq të ftohtë sa ishte pesë muaj më parë”, u shpreh Meana.

Tensionet raportohet se janë përshkallëzuar deri në një përballje mes dy futbollistëve, ndërsa emrat e tyre nuk janë zbuluar. As karakteri i fortë i Mourinhos nuk ka mjaftuar deri tani për të ndryshuar atmosferën brenda skuadrës.

Në të njëjtën kohë, vëmendja te Real Madridi është përqendruar edhe te Kylian Mbappe. Francezi u rikthye të mërkurën në stërvitjet me grupin pas dëmtimit të pësuar me kombëtaren e Francës dhe, sipas Cadena SER, gjendja e tij fizike është përmirësuar ndjeshëm.

Mbappe pritet të jetë në dispozicion të Mourinhos për ndeshjen e së shtunës ndaj Villarrealit në La Liga.

Sulmuesi francez ishte përfshirë në polemika gjatë pushimit të kombëtareve, fillimisht pasi u shfaq në një klub nate dhe më pas pasi publikoi një video duke ngarë biçikletë gjatë periudhës së rikuperimit.

Megjithatë, burime brenda klubit insistojnë se nuk ka pakënaqësi ndaj Mbappes dhe se lojtari ka vepruar në përputhje me atë që ishte dakorduar me klubin. Mourinho ka zhvilluar gjithashtu një bisedë me të këtë javë, duke i kërkuar më shumë kujdes dhe qetësi jashtë fushës.

Në klub nuk presin që Mbappe të vërshëllehet nga tifozët në “Santiago Bernabeu”, ndërsa Real Madridi ka rikonfirmuar mbështetjen e tij si për sulmuesin francez, ashtu edhe për trajnerin Mourinho.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments