Sunday, May 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJo vetëm U17, edhe Shkodra U16 shpallet kampione e kategorisë së parë...

Jo vetëm U17, edhe Shkodra U16 shpallet kampione e kategorisë së parë dhe ngjitet në Superiore

Shkruar nga Gjergj KOLA

Dita e sotme ka qenë ditë feste për ekipet Akademisë së KF Shkodra. Përpos atij U17, ka festuar titullin kampion të kategorisë së parë edhe ekipi U16 i drejtuar nga trajneri Rudi Piraniqi. Ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke patur një ecuri të shkëlqyer dhe si rrjedhojë nuk e ka vënë për asnjë moment në dyshim ruajtjen e vendit të parë.

Në 26 javë kampionat ky ekip ka patur një bilanc shumë pozitiv prej 24 fitoresh, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje si dhe me golaverazhin e shkëlqyer 70-12. Kuptohet që një ecuri e tillë bëri që KF Shkodra të shkëputej nga rivalja e saj kryesore- Vora dhe të shohë vetëm përpara.

Kupa e ekipit kampion i është dorëzuar kapitenit nga nënkryetari i Bashkisë Shkodër Rudin Beka, gjatë ceremonisë së zhvilluar ditën e sotme në fushën sportive të Shtojit.

Sezonin e ardhshëm KF Shkodra U16 do të jetë në kampionatin e Superiores në mes skuadrave më të mira të vendit dhe kuptohet që vështirësitë do të rriten, megjithatë futbollistët dhe stafi teknik i kësaj skuadre do të dinë të tregojnë vlerat e tyre edhe në këtë kampionat.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments