Sunday, May 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMbrojtësi shkodran rinovon me Partizanin, por detyrohet të largohet jashtë vendit... për...

Mbrojtësi shkodran rinovon me Partizanin, por detyrohet të largohet jashtë vendit… për t’u operuar

Mbrojtësi i Partizanit, Marçelino Preka, po kalon një periudhë të vështirë për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme që kanë kushtëzuar performancën e tij gjatë këtij edicioni.

Lojtari është i detyruar të udhëtojë jashtë Shqipërisë për t’u operuar, me shpresën për të zgjidhur përfundimisht problemet fizike. Kjo ndërhyrje vjen pas një sezoni me luhatje të mëdha, ku mbrojtësi 22-vjeçar nuk arriti të gjente kondicionin e duhur në fushën e lojës.

Ecuria e futbollistit shkodran gjatë muajve të fundit ka qenë e shoqëruar me ndalesa të shpeshta. Gjithçka nisi në ndeshjen e datës 4 nëntor ndaj Vorës, ku Preka pësoi dëmtimin e parë serioz që e mbajti larg fushave për disa javë.

Më pas, në takimin e 23 dhjetorit kundër Dinamos, ai u përfshi në stol por pa mundur të aktivizohej. Rikthimi i tij në janar në përballjen ndaj Burrelit zgjati vetëm 45 minuta, pasi lojtari u zëvendësua në pushim të ndeshjes, duke përsëritur të njëjtin skenar të pakëndshëm.

Edhe mbyllja e kampionatit rezultoi e paqartë për mbrojtësin, i cili sapo kishte fituar një vend si titullar në sfidën ndaj Flamurtarit në stadiumin “Arena e Demave”. Ashtu si në ndeshjet e kaluara, stafi teknik u detyrua ta zëvendësonte sërish pas përfundimit të pjesës së parë për shkak të rishfaqjes së problemeve fizike.

Pavarësisht këtyre pengesave, lojtari gëzon besimin e plotë të klubit kryeqytetas, ku ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Së fundmi, drejtuesit kanë aktivizuar opsionin e rinovimit të kontratës, duke bërë që futbollisti të jetë pjesë e të kuqve edhe për një tjetër edicion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments