Friday, July 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREPlori ndez garën: Me Besëlidhjen synojmë Superioren

Plori ndez garën: Me Besëlidhjen synojmë Superioren

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Besëlidhja ka nisur prej disa ditësh përgatitjet për sezonin e ri futbollistik, me klubin lezhjan që vjen me ambicie të mëdha pas rikthimit në Kategorinë e Parë. Drejtuesit kanë qenë ndër më aktivët në merkaton e verës, duke ndërhyrë në mënyrë të ndjeshme në organikë dhe duke afruar futbollistë me eksperiencë, me synimin për të ndërtuar një skuadër konkurruese.

Seancat stërvitore po zhvillohen nën drejtimin e trajnerit Elvis Plori, i cili do të udhëheqë projektin e ri të Besëlidhjes për sezonin 2026-2027. Tekniku lezhjan ka konfirmuar se skuadra është në një fazë të avancuar të ndërtimit, por merkatoja ende nuk ka përfunduar.

“Skuadra është rreth 80% e plotësuar. Po punojmë për të afruar edhe disa lojtarë me eksperiencë dhe cilësi, të cilët do të na ndihmojnë të jemi sa më konkurrues gjatë sezonit”, është shprehur Plori.

Faza përgatitore do të shërbejë për konsolidimin e grupit, përmirësimin e aspektit fizik dhe vendosjen e ideve taktike të stafit teknik. Besëlidhja pritet të zhvillojë edhe disa ndeshje miqësore, që do t’i japin mundësi trajnerit Plori të testojë lojtarët dhe të përcaktojë formacionin për nisjen e kampionatit.

Me një pjesë të mirë të skuadrës së sezonit të kaluar të ruajtur, afrimet e reja dhe mbështetjen e presidentit Pjerin Fushaj, klubi lezhjan synon të jetë një nga protagonistët e Kategorisë së Parë. Objektivi në Lezhë është i qartë: rikthimi në elitën e futbollit shqiptar. Besëlidhja e ka nisur kështu një sezon ku pritshmëritë janë të larta dhe ku projekti i ndërtuar nga drejtuesit synon ta rikthejë skuadrën ku ka qenë historikisht, mes më të mirave të futbollit shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments