Në gjithë këto vite si trajner futbolli, asnjëherë nuk kam shprehur publikisht mendimin tim për ndonjë trajner në Shkodër. Por sot dua të bëj një përjashtim për një djalë që e kam parë të rritet para syve të mi, që nga hapat e parë si futbollist e deri te hapat e parë në profesionin e trajnerit.
Ergi Borshi, është kënaqësi të shohësh se si puna, pasioni dhe përkushtimi të kanë sjellë deri këtu. E them me gjithë zemër dhe bindje se e ardhmja jote është e madhe dhe se një ditë do të jesh ndër emrat më të suksesshëm të futbollit shqiptar.
Të uroj nga zemra të mos të mungojë kurrë pasioni që të ka sjellë deri këtu dhe të kesh një rrugëtim sa më të gjatë e të suksesshëm. Jam i bindur se gjërat më të bukura i ke ende përpara!
Suksese, Ergi! E meriton çdo të mirë që të sjell e ardhmja!


