Ne ndeshjen hapese te Liges Ballkanike te ketij sezoni, ate ne mes Vllaznise dhe Ibar qe u fitua nga kjo e fundit me rezultatin 65-64, rezulton se pikeshenuesi me i mire ne fushe ka qene amerikani i Vllaznise Bryquis Perine.

Ai ka shenuar plot 21 pike, pra nje te treten e te gjithe pikeve qe ka shenuar i gjithe ekipi shkodran. Ashtu si dhe ndaj Tiranes tre dite me pare, edhe sonte Perine ka qene mjaft i sakte ne gjuajtjet e tij. Nese rregullon diçka edhe ne lojen mbrojtese padyshim qe do te jete nje element shume i rendesishem per ekipin e Vllaznise.

Pikeshenuesi i dyte me i mire tek Vllaznia ka qene Dodë Lekndreaj i cili ka shenuar 16 pike, por ka patur edhe 7 rebound dhe 2 asiste duke qene kesisoj lojtari kyç i ndeshjes. Piket e tjera per kuqeblute jane shenuar nga Hudson (9), Voos (8), Shestani (7) dhe Evans (3).

Nderkohe tek ekipi malazez Ibar pikeshenuesi me i mire ka qene Simoviç me 16 pike. Ky ekip fitoi sepse luajti me mire ne mbrojtje dhe po ashtu, ishte me sakte ne luften ne tabele ku shkodranet lane per te deshiruar.
www.shkodrasport.com