Dy ditë kanë kaluar nga java e tetë e Superiores dhe sot Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të zhvillojë të nëntën, që përkon me javën mbyllës së fazës së parë.

Plot katër ndeshje do të luhen ditën e sotme, ndërsa për nesër është programuar takimi mes Partizanit dhe Skënderbeut në orën 15:00.

Tri takime do të luhen në orën 13:00, teksa Bylis do të përballet me Tiranën në Ballsh, Laçi do të ndeshet me Teutën në stadiumin kurbinas, ndërsa Kukësi dhe Luftëtari do të luajnë në Lushnje.

Ndërkohë në orën 16:00, Flamurtari ka një ndeshje mjaft të vështirë pasi do të presë në shtëpi shkodranët e uritur për fitore. Vlen të theksohet se kjo javë do të jetë mjaft e ngjeshur pasi në fundjavë do të luhet menjëherë java e 10-të e Superiores.

Sfidë interesante është përballja e Bylisit me Tiranën. Ballshiotët kanë treguar që në shtëpi janë një “kockë” e fortë, madje skuadra e Dovedan është e bindur për një rezultat pozitiv.

Sot, ora 13:00

Kukësi – Luftëtari

Bylis – Tirana

Laçi – Teuta

Sot, ora 16:00

Flamurtari dhe Vllaznia