FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKalendari i javës së 5-të të Superiores, ja kur luhet Vllaznia- Teuta

Kalendari i javës së 5-të të Superiores, ja kur luhet Vllaznia- Teuta

Java e pestë e Kategorisë Superiore do të dhurojë sfida shumë interesante të cilat janë ndarë në tre ditë. Çdo gjë nis të premten me ndeshjen mes Vllaznisë së vendit të fundit dhe Teutës kryesuese, që do të tregojë tashmë se si do të vijojë ecuria e dy ekipeve.

Të shtunën Vora përballet me Skënderbeun, ndërsa më pas është Dinamo që pret Laçin në një ndeshje mes ekipesh që janë të pozicionuara në zonën e skuadrave që luftojnë për titullin që në start.

E diela nis me një ndeshje të ethshme mes Tiranës dhe Elbasanit, që ka dhuruar shkëndija jo vetëm në fushën e lojës në sezonet e kaluara. Ndërsa java mbyllet me sfidën e të dielës në darkë, ku Egnatia pret Partizanin në Rrogozhinë.

JAVA 5

E premte, 18.09.2026
Vllaznia-Teuta ora 18:30

E shtunë, 19.092026
Vora-Skënderbeu ora 16:00
Dinamo-Laçi ora 18:30

E diel, 20.09 2026
Tirana-Elbasani ora 16:00
Egnatia-Partizani ora 18:30J

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments