Ditën e djeshme në përballjen mes ekipeve të të rriturve, Vllaznia dhe Elbasani luajtën me njëra- tjetrën në stadiumin “Loro Boriçi” dhe shkodranët fituan me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar në fundin e pjesës së parë nga Sokol Uldedaj.
Sot ndërkohë janë përballur ekipet e të rinjve të këtyre klubeve, por këtë herë ndeshja është luajtur në Elbasan dhe fitues është sërish Vllaznia, madje me të njëjtin rezultat 1-0. Fatin e takimit për ekipin U19 kuqeblu e ka vendosur goli i sulmuesit Arkan Nikaj.
Ai ka arritur ta dërgojë topin në rrjetën e portës elbasanase në minutën e 58-të dhe më pas pavarësisht përpjekjeve të dy ekipeve, nuk ka patur gola të tjerë. Kjo ka qenë një fitore me shumë rëndësi dhe e dyta rradhazi për Vllaznia U19 e cila në fakt nuk i bëri një nisje të mirë kampionatit por tashmë ka 10 pikë dhe ndodhet në vendin e shtatë të renditjes.
ELBASANI U19- VLLAZNIA U19 0-1
Nikaj ’58
Vllaznia U19: Ndoj, Gjeka, Hebovija, Bekiri, Mehja, Pishtari (Mani), Lulaj (Shurbani), Halili, Si. Uldedaj, Bregu (Valikaj), Nikaj. Trajner Haris Lika.


