Skënderbeu mori një fitore shumë të rëndësishme në Korçë përballë Dinamos, duke fituar me shifrat 2-0.
Gjithçka ndodhi pas një pjese të dytë të ndezur ku kishte shumë raste dhe polemika, me gola të anuluar, penallti të dhëna e të humbura dhe VAR-in që u bë protagonist.
Në fund ishin korçarët të cilët me meritë kërkuan dhe gjetën dy golat që regjistruan një fitore të rëndësishme ndaj ekipit dinamovit që po humb hapin e kreut.
DINAMO-SKËNDERBEU 0-2
70′ (p) Nasr, 85′ Bismark


