Wednesday, April 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREBayern Munich – Real Madrid, skuadra gjermane shihet si favorite edhe për...

Bayern Munich – Real Madrid, skuadra gjermane shihet si favorite edhe për ndeshjen e sotme

Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve në elitën e futbollit evropian, aty ku katër gjigantë synojnë biletën për në gjysmëfinale. Pas përballjeve të para, gjithçka mbetet e hapur dhe pritet një spektakël i vërtetë në fushë.

Në një nga përballjet më të forta të kësaj faze, Bayern Munich përballet me Real Madrid, me bavarezët që kanë një epërsi të lehtë 2:1 nga ndeshja e parë.

Gjermanët synojnë ta menaxhojnë avantazhin para tifozëve të tyre, por përballë kanë “mbretërit” e Evropës, të cilët njihen për rikthime spektakolare në kompeticionin më prestigjioz evropian për klube.

Sipas ‘Opta’, skuadra e Kompany shihet si fituese në 56.9% të simulimeve të bazuara në të dhëna të modelit, me Real Madridin që mori 22.8% të rasteve. Ka një shans prej 20.3% për barazim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments