Wednesday, April 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PARETre ditë më parë premtoi 100 milionë lekë shpërblim për ekipin për...

Tre ditë më parë premtoi 100 milionë lekë shpërblim për ekipin për ngjitjen në Superiore, shpallet në kërkim presidenti i klubit

Klubi i Pogradecit ka ndjekur me ankth ngjarjet e 24 orëve të fundit në Tiranë, ku u përfshi nga flakët një pallat te “Farmacia 10” pranë “QSUT”, pasi ndërtuesi i atij pallati është njëkohësisht presidenti i liqenorëve, Armand Lilo.

Rritja e pogradecarëve në këtë sezon dhe kthimi i tyre në pretendentë për ngjitjen në elitë ka ardhur pikërisht nga financimet e këtij investuesi dhe situata e krijuar rreth tij mund të sjellë kaos në momentin vendimtar të sezonit. Pak ditë më parë, ai kishte premtuar një premio 50 mijë euro për lojtarët në rast fitoreje ndaj Laçit si dhe 100 mijë euro për ngjitjen në Superiore.

Një ditë pas zjarrit të madh që shkrumboi pallatin, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa janë nën hetim katër të tjerë, mes të cilëve Lilo, i cili është shpallur në kërkim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments