Sulmuesi shkodran Brajan Gruda ka qene protagonist ne miqesoren e sotme per Gjermania U18 ne ndeshjen miqesore qe ajo ka zhvilluar ndaj Belgjikes duke shenuar dy gola ne fitoren 4-0 te kesaj skuadre.

17 vjeçari i lindur ne Gjermani dhe qe eshte djali i ish- futbollistit te Vllaznise Bujar Gruda, ka treguar aftesi shume te mira ne ndeshjen e sotme duke shenuar nga nje gol ne secilen pjese loje.

Fillimisht ka shenuar golin e dyte per kombetaren gjermane ne minuten e 21-te, nderkohe qe me pas ka shenuar edhe te katertin ne minuten e 66-te duke mbyllur edhe ndeshjen.

Kjo ishte ndeshja e dyte per Gruden me kombetaren e kesaj grupmoshe, nderkohe qe me pare ka qene edhe pjese e kombetareve U15 dhe U17. Dhe statistikat e tij duken shume te mira me 2 gola ne 2 ndeshje.

Kombetarja U18 e Gjermanise po pergatitet per ndeshjet kualifikuese te Kampionatit Europian qe startojne ne shtator teksa ne grup eshte me Armenine, Bjellorusine dhe Sllovakine dhe padyshim qe Gruda pritet te jete serish protagonist per te.
Gjergj KOLA