Kategoria e pare e futbollit shqiptar ka ulur siparin javen qe shkoi kur u luajten edhe ndeshjet e javes se fundit te cilat percaktuan edhe verdiktet perfundimtare te tij.

Bylis me merite ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampion i kesaj kategorie, por nga ana tjeter, nje pjestar i kesaj skuadre ka marre nje tjeter trofe.

Në Ballsh krenohen edhe me “Këpucën e Artë” të kampionatit, Eridon Qardaku. Në 28 ndeshje që është aktivizuar ai e gjeti 20 herë rrugën e rrjetës dhe zyrtarisht u shpall kryegolashënues.

Sulmuesi ishte në superformë, e megjithatë mendon se mund të kishte bërë edhe më shumë. Në një deklaratë të dhënë për mediat, sulmuesi shkodran skanon ecurinë e skuadrës, por edhe të vetën.

“Po, m’u dha besimi këtë sezon dhe arritëm që si grup të ishim në nivele të larta. Golin e kam ves, madje edhe vjet në Superiore kam dhuruar të tillë. Mund të shënoja edhe më shumë, por po t’i bësh golat e kampionatit dhe të Kupës bashkë, jam në pritshmëritë e mia.

Ky sezon ka qenë sezoni im dhe i Bylisit, për faktin se u rikthyem në elitë, fituam titullin dhe unë fitova ‘Këpucën e Artë’. Kështu që, them se duhet të kënaqemi dhe unë u jam mirënjohës presidencës, trajnerit Beqiri dhe stafit, por edhe tifozëve që tashmë edhe ata duhet të ndihen superiorë”, përfundoi sulmuesi i Bylisit.