Janë përcaktuar kundërshtarët e mundshëm të Vllaznisë në turin e parë të ndeshjeve të Conference League. UEFA ka bërë mëngjesin e sotëm ndarjen në grupe dhe si rrjedhojë janë përcaktuar edhe skuadrat me të cilët mund ta përballë shorti i pasdites ekipin shkodran.
Njëri prej këtyre ekipeve është Europa FC e Gjilbraltarit, ndërsa ekipi tjetër me të cilin mund të luajnë kuqeblutë është Malisheva e Kosovës. Për të vazhduar me FC Una Strassen të Luksemburgut, Penybont FC të Uellsit, Nomme Kalju FC të Estonisë dhe NSI Runavik të Faroe.
Shorti do të hidhet sot në ora 18:00 në Nion të Zvicrës dhe ndeshjet do të luhen në datat 9 dhe 16 korrik. Në pamje të parë secili prej kundërshtarëve është i kalueshëm, megjithatë tashmë mbetet për t’u përcaktuar se me cilin do të ndeshen.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”



