FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREReagon edhe Klubi Vllaznia pas takimit me kryebashkiakun Beci: Së bashku jemi...

Reagon edhe Klubi Vllaznia pas takimit me kryebashkiakun Beci: Së bashku jemi edhe më të fortë!

Pas kryebashkiakut Benet Beci që i ka bërë jehonë takimit të sotëm me presidentin e Vllaznisë Alban Xhaferi, trajnerin Csaba Laszlo dhe kapitenin Bekim Balaj, ka reaguar edhe vetë klubi shkodran që përmes faqes zyrtare shkruan:

“Së bashku jemi më të fortë!

Presidenti Alban Xhaferi, trajneri Csaba László dhe kapiteni Bekim Balaj zhvilluan sot një takim me kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci, për objektivat e Vllaznisë dhe vijimin e bashkëpunimit në mbështetje të klubit.

Falënderojmë kryetarin Benet Beci dhe Bashkinë Shkodër për punimet e fundit në stadiumin “Loro Boriçi” dhe angazhimin për kushte më të mira për skuadrën dhe tifozët tanë.

Bashkëpunimi me pushtetin lokal është thelbësor për të ecur përpara. Bashkë, për një Vllazni më të fortë dhe një Shkodër krenare!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments