Nesër, në orën 16:00, do të luhet një prej ndeshjeve të javës së 9-të të Superiores. Flamurtari pret në shtëpi Vllazninë. Vlonjatët, me anë të një postimi në rrjetet sociale, bëjnë të ditur çmimet e biletave, ku në tribunën kryesore, kushton 7 mijë lekë të vjetra, kurse në Tribunën A dhe B, 4 mijë lekë të vjetra.

Më tej, përsa I përket tribunës C, bileta do të jetë vetëm 2 mijë lekë. Përsa u përket miqve, në tribunën D, për miqtë, bileta do të jetë 3 mijë lekë. Kujtojmë se për të gjithë biletat, hyrja për femra do të jetë falas.

Nderkohe ende nuk ka asnje informacion nese nga Shkodra do te kete apo jo ndonje udhetim te organizuar te tifozerise kuqeblu. Megjithate nuk perjashtohet mundesia qe ne stadiumin e Vlores te mos mungojne brohoritjet e tyre.