...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTETek Veleçiku 'harrojnë' fitoren tenistike me Murlanin. Fokusi tani vetëm tek sfida...

Tek Veleçiku ‘harrojnë’ fitoren tenistike me Murlanin. Fokusi tani vetëm tek sfida ndaj Ilirisë

Veleçiku e nisi mbare kampionatin e sivjetem te kategorise se dyte ku merr pjese duke e fituar ndeshjen e pare te tij me rezultatin e thelle 8-1 ndaj Murlanit, ne perballjen qe u luajt te shtunen e kaluar ne kompleksin sportiv “Vellezerit Duli” ne Koplik.

Lojtari qe ka spikatur me se shumti ne kete takim ka qene sulmuesi Brajan Shekaj. Ai ka qene i pandalshem duke shenuar plot 6 gola dhe duke treguar edhe njehere tjeter se do te jete serish nje nga pretendentet kryesore per “Kepucen e Arte” te ketij kampionati edhe kete sezon.

Edhe trajneri Besnik Duli eshte pare i kenaqur nga ky start me fitore dhe pas ndeshjes me Murlanin eshte shprehur: “Kam besim te grupi që kam në dispozicion. Kemi gërshetuar shumë mirë lojtarët e përvojës me ata të rinj, që janë garancia e Veleçikut edhe për vazhdimësinë”

Megjithate ndeshjet e ardhshme nuk do te jene po kaq te lehta per koplikasit dhe ata e dine shume mire kete gje. Per kete arsye kane “perveshur mire menget” qe per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luajne diten e shtunen ne transferten e veshtire te Fushe- Kruje

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.