Michael Ballack ishte një nga humbësit më të suksesshëm në historinë e futbollit. Gjermani ishte ikona kryesore e Bayer Leverkusen në vitin 2002, kur kuqezinjtë ishin një hap larg fitimit të “tripletës” me finalen e “DFB Pokal”, finalen e Ligës së Kampionëve dhe udhëheqjen e Bundesligës deri në fund.

Më pas në mënyrë të pabesueshme i humbën të tria kompeticionet në një kohë shumë të shkurtër. Më tej erdhi Kupa e Botës në Japoni dhe Kore, me Gjermaninë që sigurisht nuk ishte ndër favoritët, por që kishte arritur, ndoshta duke përfituar nga pamjaftueshmëria e ekipeve të tjera kombëtare, deri në finale kundër Brazilit, duke e humbur atë, gjithashtu.

Me pak fjalë, Ballack dukej humbësi më i madh që mund të kishte, duke qenë se ishte padyshim lojtari më i mirë i atij sezoni. 29 ndeshje në Bundesligë, 17 gola. Ka një arsye pse Bayern Munich, dikur në krye, e bleu atë për (vetëm) 6 milionë euro. Tri Bundesliga dhe tri Kupa Gjermanie fitoi me bavarezët në 4 vite, më pas u transferua te Chelsea.

Kupa e Botës 2006 ishte ajo në shtëpi, të cilën, megjithatë, Italia arriti ta fitonte. Po me blutë e Londrës? Ai nuk ishte në gjendje të shprehej në nivelet e Bundesligës, duke shënuar pak dhe shkuar drejt fundit të karrierës së tij. Nuk ka pasur kurrë një Kupë Europiane/Champions League në listën e tij të sukseseve, madje e humbi finalen e 2008-ës, kur Terry i la vetëm një penallti larg fitores. Michael Ballack mbush sot 48 vjeç./telesport/