Diten e sotme do te luhet ndeshja e fundit e javes se 5-te te “Abissnet Superiore” ne mes Kukesit dhe Partizanit. Ne fakt ne kalendari ka qene planifikuar te luhej per diten e djeshme por ajo eshte shtyre per nje arsye ndoshta banale: Ka patur dasmen kapiteni i kukesianeve Gjelbrim Taipi!

Si rrjedhoje duhej bere lemsh gjithçka. Ky me siguri qe duhet te jete nje justifikim, sepse nuk ka si te jete ndryshe. Pikerisht per kete arsye, per te kuptuar se çfare do te thote rendesia e nje ndeshje, kemi shkeputur nga libri “Faleminderit Zan Rragami” i shkrimtarit te mirenjohur Fadil Kraja, pjesen ku flet pikerisht per dasmen e ketij kollosi te futbollit shkodran dhe atij shqiptar.

Ajo ka ndodhur 52 vjet me pare, por ne fakt flet shume per menyren si eshte vleresuar atehere futbolli dhe si vleresohet sot. Per me shume lexoni menyren si e pershkruan mjeshtri i penes kete ngjarje:

“25 tetori 1970. Ditë feste. Festa e elektrifikimit të Shqipèrise. Dita e Dritës. Ndërsa për Zan Rragamim ishte dita e dasmës së tij, pra edhe kjo ditë feste, me dritè, biles me shumë drite. Cili prej nesh nuk e do me dritë e gëzim dasmën e vet? Edhe për Zanin qe një ditë e gëzueshme e me dritë. Por shumë e mundimshme. Sepse pati shumë travaje. Behije Fiku ishte një vajzë e hijshme, elegante, e gjatë, me trup sportiv.

E lindur dhe e rritur në një familje të varfër, nevojtare, familje “tokësore” me baba dhe nënë punëtore,s i familja e Zanit. Banonte në një lagje me Familjen Pelinku, që kish në gjirin e saj talente të shkëlqyer sportistësh, si voleibollisti dhe portieri i shquar i Dinamos së Shkodres, Faik Pelinku dhe volejbollisten e shquar të Vllaznisë dhe skuadrës kombëtare Lumnije Pelinku. Në oborrin e kësaj familje kish një kënd sportiv dhe çdo pasdreke luhej volejboll. Aty, që në moshë të niomë mësoi tè luante volejboll edhe Behija.

Dhe, që në moshë 17-vjeçare ishte autoritet në skuadrën e volejbollit të Vllaznisë, një ndër skuadrat më të mira të vendit, biles disa herë edhe kampione e vendit. Pasi kreu të mesmen, Behija studioi në Fakultetin e Gjuhë-letersi shqipe pranë Institutit tè Larte Pedagogjik ” Luigi Gurakuqi” të Shkodrës. Por, kur e mbaroi fakultetin, me që ishte sportistë e niohur e caktuan mësuese e Kultures Fizike nè njè shkollë të qytetit, dhe kështu vazhdoi derisa doli në pension.

Né mjediset e sportistëve, ndoshta edhe nè mjediset e Institutit te Larte, (sot Universiteti Luigi Gurakuqi), ndoshta edhe nè mensèn e Klubit Vllaznia, ku hanin (mish për ditë, si thonin shkodranët), sportistët shkodrane, pra në niërin nga mjedise, Behija u njoh me Zanin dhe lindi dashuria mes tyre, dashuri qé lidhi për jetè kete çift simpatik sportistésh. U fejuan dhe…u martuan… Bënë edhe dasmën, ditën më të shënuar dhe më të ëmbël e të paharruar përjetèsisht nga çdo niëri prej nesh.

Fejesë e dasem me rregullat e kohës, me shkues, me pirje kafesh “tè vogla” e “te mëdha”. Biles ne ditën e “kafeve te mëdha”, kur shkëmbeheshin unazat e dhuratat, mes vajzës dhe dialit, në atë ditè caktohej edhe dita e martesës, pra dasma. Zakone të kohës. Jo të dëmshme, por sot të superuara nga koha. Sot mund të quhen qesharake, por në Shkodër, së paku, kishin stinën e vet dasmat. Biles edhe muajt. Më të preferuarit ishin giysma e dyte e majit, qershori, korriku, ose givsma e parë e shtatorit.

Më pak muait e tjerë. Vetëm një muaj ishte i privuar nga dasmat. Muaji gusht. Nuk bëheshin dasma në gusht sepse, sipas një paragjykimi thuhej: Gusht e grusht. Oë do të thoshte se ata që martohen në këtë muaj nuk u shkon martesa mbarë. Do kenë grindje mes vajzës e djalit apo mes prindërve tè tyre. [???!!! Kishte dhe arsye tjera përse caktoheji dita e dasmës që në fejesè…

Biles ishin ato, arsyet e vërteta. Në atë kohë nuk bëheshin dasma në lokale. Bëheshin nëpër shtèpi, në korridore, ose ne oborre, nën hijen e hardhive. Ushqimet ishin te racionuara, sidomos ata te domosdoshmit për dasma, sicç ishte mishi kryesisht, biles edhe birra. Mishi duhej siguruar muaj më parë, duke blerë tinëzisht ndonjë viç tek ndonjë fshatar, dhe duke e ushqyer për muaj të tërë deri ditën e therjes, ditèn e dasmës. Kishte edhe mundèsi tiera. Po të kishe fatin të kishe kushëri apo mik ndonjë kryetar kooperative bujgèsore.

Edhe birra mungonte. Dy fabrikat që ekzistonin, sidomos ajo e Tiranës nuk ishin në giendje të prodhonin birrë tē bollshme, pëer të përballuar dasmat në muait e verës. Sepse vetëm një parcele në Pogradec mbillesh me atë bimèn e bekuar, Lupulus që shërbente për tëprodhuar birrën në këto fabrika….Ndaj birra duhej prenotuar muaj përpara, me miq e ndërhyrje. Të merrte gazi, sepse edhe rakia duhej porositur, biles, shumë nga ata që kishin dasma e blinin rrushin në verë, gjithnjë me miq e ndërhyrje, dhe e piqnin vetë rakinë që duhej për dasëm. Dhe piqej natën, sepse edhe kazanët e rakisë, si edhe çarqet për tè grirë duhanin ishin tè ndaluara dhe dënoheshe rëndë, edhe me burg po tē të zinin. Ndoshta një vit përpara duhej zier rakia….

Dhe kulmi ishte se duhej prenotuar edhe kuzhinieri, duke e parapaguar. Duheshin porositur edhe stolat e tavolinat, të cilat, disa marangozë tëshkathtë i kishin prodhuar standard, të zbërthyeshme, për t’u montuar e çmontuar lehtè, dhe i ruanin në shtēpia per t’u a dhënë nevojtarëve për dasma me pagesë. Pra një lloj biznesi klandestin….Le pastaj taksia. Kishte vetëm dy taksi në qytet. Nëse nuk e njihje drejtorin e agjencise sē transportit, që të të plotësonte dëshirën dhe që taksia të vinte në orën që dëshiron, ndodhte që taksia për të marrë nusen të vinte edhe në mesnatë, sidomos për ndonjë rrezikzi që nuk kishte miq e të njohur….

Sepse kishte radhe. Sidomos ditëve tē diela të veres kur radha ishte shumë e ejaté, nga kërkesat e shumta, dasmat e shumta. Per këtë arsye disa shtrëngoheshin t’i bënin dasmat në ditë tiera të javès. Veç për taksinë. Pastaj njoftimi në Degë të Brendshme nëse dasmën e bëje jashtë në oborr dhe zbatimi i urdhrit që të mos këndohei pas orës së mesnatés… Pastaj lutja në Bashkimet Profesionale, muaj e muaj më parë që të sigurosh dy javê pushimi ne Razëm apo në Theth, në shtëpitë e pushimit… Pastaj përsëri me miq e ndërhyrie për një kabinë nga ato të kategorisë së fundit, në plazhin e Velipojës apo në Shëngjin….

Eh..sa telashe, sa djersitje e bjerrje kohe kishte të bësh një dasëm,..të martoheshe…?! Por kishte edhe arsye të tjera, biles ato ishin kryesoret, por të kamufluara, që nuk thuheshin me fjalë me gojë, por që duheshin ndjekur e zbatuar me rreptësi. Caktohej dita e martesës që në fejesë, si një lloj sigurie për prindët e vaizës. Ajo bëhej me fjalë, përlyhej nëse fejesa zgjaste shumë. Vaiza përgojohej, nisnin thashethemet për ndonjë të metë te saj… deri dhe për ndonjë “histori” të saj në vajzëri…

Sepse, thellë, në botëkuptimin prapambetës të shumë prindërve që kishin vajza cimbiste thënia kanunore se “Kufoma dhe vajza, (qofte edhe e fejuar), nuk mbahen gjatë në shtëpi se marrin erë. qelben… Jo se i ndjenin këta zakone të mbrapshta prindët e Zanit e Behijes. Ata ishin njerëz të mirë, të ndershëm dhe i qenë përshtatur kohës… Por, nganjëherëe, një zakon bëhet rutinë, tërhiqet zvarrë dhe ti, dashje pa dashje e baton me atë mendimin se “kështu bëjnë të gjithë”. Kështu pra, ishte caktuar në kohë dita e dasmës për Zanin e Behijen, këtij çifti karizmatik për Shkodrën.

Zani i kish parashikuar të giitha ato “telashet” që radhita më lart. Jo vetëm se kish kredibilitet, se ishte “Zan Rragami”, por edhe pse kishte vëllezër të shkathtë që ia kryenin të gjitha, qè ai të mos e vrasë mendjen e të mos shqetësohet për giëra të tilla. Ai ta kishte mendjen vetëm tek futbolli, tek Vilaznia e Kombëtarja. Por vetèm një gië nuk e kishte parashikuar Zani. As vëllezërit e tij të shkathtë, as shokët e miqtë e tij të shumtë.

Nuk kish parashikuar se atë ditë që do bënte dasmën, ditën më të bukur të jetës së tij, pikërisht atë ditë pra qe caktuar në kalendarin e Kampionatit Kombëtar të Futbollit, ndeshja, Dinamo-VIlaznia. Ndeshje qè do luhej në Stadiumin “Qemal Stafa”. Vilaznia do ndeshej me niërin nga dy bajlozët e kryeqytetit. Me atë skuadër që glithmonë fitonte, sepse, siç thoshte Tefa, ishte “Skuadra e Garancise” (Në Shkodër, disa djem problematikë, quanin “Garanci” një veturë të murrme e me xhama të zini, tê Degës së Brendshme, që shërbente për arrestimet).

Data 25 tetor, 1970. Ditë e dielë. Pra në ditën e “dritës”. E pa parashikueshme. “Nuk të len dreqi me ba dasëm”, thotë një proverb shkodran. E dreqi në këtë rast ishte kalendari i ndeshjeve të kampionatit. A mund të ndryshonte ai sepse një futbollist ka dasem atë ditë? Kurrsesi. Aq në tepër se luante bajlozi, luante Dinamo dhe stadiumi mbushej plot e përplot. Fluturoi ëndrra e bukur e çiftit. U shemb. Si ajo ndërtesa prej rëre që fëmijët e ngrenë me mund e me diersë në breg të detit me orë të tëra dhe vjen një valë deti, papritmas dhe e shemb.

Zani e kish ngritur këtë ndërtesë prej rëre. E përfytyronte që të shkonte tek shtëpia e Behijes atë mëngjes të bukur, jo vetëm, me taksinë e zbukuruar me kordele të kuqe e me lule. Atë po se po, dhe ai do rrinte në taksi i veshur me frak, nusja me vello të bardhë. Prapa taksisë e giithë skuadra e Vllaznisë. Po po, e giithë skuadra, pa përjashtim, biles dhe trajnerët, mjeku Zyhdi Coba, masazhatori. Të githë në autobusin e Vllaznisë, duke kënduar. Prapa taksisë. Sepse Behija nuk ishte nuse dosido. Ishte nusja e Zanit. Ishe nusja e Vllaznisë. Edhe Behija e përfytyronte atë ditë, të bukur, me dritë e xhingla, si çdo vajzë që martohet. Si ato vajzat e përrallave, të baladave, legjendave e rapsodive, ku nusen vjen ta marrë “një princ i hypur mbi kalin e bardhë”.

Edhe kio ëndërr e Behijes u shemb si ajo ndërtesa e fëmijëve në bregun ranor të detit shkumëzues. Nuk është e lëhtë. Është e rëndë të të shembet diçka që e ke thurur dhe e ndërtuar me muaj të tëra, biles me vite të tëra.. Si çdo sportist që e quan veten të tillë, edhe Zani kishte sedër sportisti, shpirtin e sakrificës për skuadrën, sidome Zani, kapiteni i skuadrës së Vllaznisë. Ai i kishte këta cilësi. E kishte detyrë, ai mbi të githë t’i kishte këta cilësi. Ndaj nuk e bëri veten. Vilaznia mbi të giitha, megjithèse logjika e thoshte që të ishte Dasma mbi të glitha. Zani vazhdoi stërvitjet intensive për këtë ndeshje të rëndësishme.

Paradreke dhe pasdreke, ndërsa shtëpia e tij ziente nga telashet që kishte përgatitja e një dasme. Sidomos në atë kohë mungesash të mëdha. Prindër, vëllezër, kushërini dhe farefis, të githë me detyra për dasmën. Ndërsa për Zanin: Vllaznia mbi të githa. Dardha e ka bishtin prapa, thotë një proverb. Familja e Behijes mbeti e pakënaqur, babai, Shaqiri rrudhi buzët, turfulloi. Dhe kishte të drejtë. Gjatë gjithë javës dhëndri nuk dukej giëkundi e çka është më e rënde, ai nuk do vinte me taksinë e bekuar të merrte nusen, siç e do e mira…siç e do zakoni. Kjo ishte e padrejtë, e pa përtypeshe për Shaqirin e moshuar, që “nuk kishte vaize të mbetur mbrendë” qê ta degdisè “me thes mbi koke, tek burri “.

Kishte rritë vaizë përsëmbari dhe fjalët i kishin pasë ndryshe. Pazari qe bērē ndryshe. Kurse tani, për babain e Behijes: “Nuk po dilte malli si mostra”. Uzemërua Shaqir Fiku, biles në zemërim e sipër çoi fjalë se nuk do dilte nga shtépia e biia pa ardhë dhêndri ta marrë. Kështu qe zakoni e kështu do bëhej. Ai nuk ishte as më i mirë. por as më i keq se gjithë të tjerët. Se Shkodra. Shqetësimi I babait të nuses u bë shqetësim edhe për babain e dhëndrrit. Duhej ndërhyrë, duhet shkuar tek babai i Behijes për ta qëtesuar, për t’i shpjeguar se giendja ishte e tillë. VIlaznia kishte ndeshie në Tiranë dhe dhëndrri ishte kapiteni i Vllaznisë. Dhe duhej dërguar një njeri me peshë, që t’I ecte fjala. Dhe u glet njeriu me peshë. Shkoi vetë Kryetari I Komitetit Ekzekutiv në shtëpinë e Behijes dhe bisedoi “shtruar” me babain, Shaqirin babaxhan. Dhe natyrisht dhe “ia mbushi mendjen”.

Vllaznia u nis në Tiranë një natë para ndeshjes. Skuadra usistemua në njè hotel në periferi të kryeqytetit. Zani bashkë me skuadrën. Dhe trajneri Shaqiri i detyroi loitarët të flinin herêt, të mos dilnin atë natë, të mos loznin me letra nëpër dhomat siç e dinte se bënin lojtarët zakonisht. Trajneri kërkoi regiim dhe qëndroi zgjuar deri vonë që të bindej se kërkesa e tij po zbatohej. Pra gjume për lojtarët. Gjumë për Zanin. Po a e zinte gjumi? A mund ta largonte mendjen nga shtëpia që atë natë ziente, këndohej, hapej “paja”, hynin e dilnin gra e burra?!..Hej bela..

Kam qenë edhe unë në Tiranë atë ditë. E kam parë ndeshjen dhe pastaj jam kthyer në Shkodër me skuadrën, me autobusin e Vllaznisë, sepse ashtu si skuadra, isha edhe unë i ftuar në dasëm… Qëndrova gjithë paradreken me lojtarët, kryesisht me Zanin. Buzëqeshte, i ngrati, sepse ndonjë lojtar thumbazhi, si puna e Çapalikut apo Rakiqit, e ngacmonin. Bënin sikur shikonin orën dhe thonin me zë të lartë, gjoja sikur bisedonin me njëri -tietrin… Tash duhet të ketë arrite taksia nështëpi… Tash baba i Zanit e ka hedhur grushtin e orizit e sheqerit mbi kokën e Behiies…e tjera shaka që të bënin të qeshësh. Qeshte edhe Zani… Ndeshja që e rreptë, shumë dinamike. Vllaznia, për çudi luaiti shumë mirë. Po ashtu edhe Zani, i cili biles edhe shënoi golin e barazimit.

Si të thuash, Vllaznia e bëri të djersijë shumë bajlozin. Dhe ndeshia po shkonte drejt barazimit, të merituar për shkodranët. Biles edhe mund ta fitonin ndeshjen, sepse sulmuan më shumë dhe luajten ma mirë se dinamovitet. Po nuk e fituan atë ndeshje. E humbën në minutat e fundit. Për habinë e të githëve dhe për faqen e zezë të treshes gjykuese. Sepse ndodhi diçka që nuk ishte parë deri atëhere. Sulmet e vaktë të dinamovitëve thyheshin lehtë nga mbrojtja me në krye Rragamin. Në një nga këta sulme të vaktë, anësori ngriti flamurin lart sepse jo një, por dy a tre sulmues të Dinamos u gjendën dukshëm në pozicion jashtë loje.

Biles, edhe ata vetë e kuptuan se ishin jashtë loje dhe nuk e ndoqën topin që iu erdh nga mbrojtësit. U ndalën. Topi, me kërcime të lehta shkoi tek portieri Ndoja. Arbitri, siç shpjegoi mè vonè, meglithēse i kish rënë bilbilit për pozicion jashtë loje, lejoi vazhdimin e lojës. Por portieri Ndoja, duke dëgjuar bilbilin dhe duke parë ngritjen e flamurit të anësorit e hedh topin tek mbrojtësi i tij që të gjuante faullin, pra pozicionin jashtë loje. Dhe ndodhi ajo që i habiti të giithë. Një sulmues i Dinamos, duke parë se arbitri lejoi vazhdimin e lojës, vrapoi të arrije topin e Ndojës dhe, qetè- qetè shkoi drejt portës dhe shënoi, pa asnjë reagim as të Ndojës, as të ndonjë mbrojtësi shkodran, që këtë veprim tëe dinamovitit e menduan të kotë.

Arbitri, për habinë dhe tmerrin e shkodranëve tregoi mesin e fushès, pra e quajti golin të rregullt.. Më kot reagimi i fortë i kapiten Rragamit dhe i lojtarëve të tjerë shkodranë. Tifozët dinamovitë natyrisht shpërthyen në ovacione, sepse ajo fitore, a i gol tragjikomik, i shpallite kampione për kushedi për të satën herë. Loja mbaroi me rezultatin 2-1 për Dinamon. Loitarët e Vilaznisë qanin nga inati. Qenë shtrirë në barin e fushës dhe ashtu të shtrirë qëndruan për disa minuta, derisa hyri në fushë Shaqiri dhe i qetësoi disi. Po binte muzgu. Në dhomën e zhveshjes, lojtarët shkodranë, pasi bënë dushin u grumbulluan rreth trajnerit Shaqiri.

Isha edhe unë aty. I zymtë, i tërbuar. Mendoja: -Pse veproi kështu arbitri? Pse ky interpretim i paprecedent i rregullores? Po të ishte e kundërta, po të shënonte një gol të tilë qesharak një loitar i Vllaznisë si do vepronte ky arbitër pa dinjitet e pa shtyllë kurrizore? Me siguri do ta anulonte golin dhe do ta ndëshkonte me karton të verdhë shkodranin. Me siguri kështu do ngjiste. Por golin e shënoi njëdinamovit, ndeshjen e fitoi skuadra e Ministrisë së Brendshme. Dhe, kish të drejte, kish shumë të dreite i ndjeri trajneri sllav Boshkov kur thoshte me ironi:-Goli është gol, kur arbitri thotë se është gol.

Tek visheshin, të zymtë, lojtarët e Vllaznisë, Zani nuk qeshi fare kur i tha Çapaliku :- “A u lave mirë Zan, sepse sonte ke edhe një ndeshje tjeter, më të rëndësishme”. Në dhomën e zymtë hyri kryetari i Komitetit Ekzekutiv, Bilal Parruca. Ai e kish parë ndeshjen, por nuk tha asgjë për giykimin. Përshëndeti lojtarët dhe i falenderoi për lojën e mirè dhe “burrërore” që kishin bërë, duke u dhënë dorën të giithëve.

Pastaj iu dreitua Zanit. -Zan, eja me mua. Po tè çoj me makinën time në dasëm… në dasmën tênde. Të falenderoj për veprimin tënd heroik. Kështu I duam ne të rinjtè, edhe futbollistët. Të lumte.!.. Dikush tha me zë të lehtë, më duket se Paulini,: -Ma parë puna, mandej qejfi – Ishte një barsoletë me spec që kish dalë e qe përhapur ato ditë në Shkodër. Nuk e di a e dëgioi kryetari atë që foli, apo bëri sikur nuk e dëgjoi…

Zani shkoi në shtëpi, ku e priste nusja, ku e priste dasma. Shkoi me veturë. I vetmi privilegj që iu bë. Ne tjerët, gjysmë ore pas tij hymë të zymtë dhe tè squllur në autobusin rashgel të Vllaznisë dhe morëm rrugën për Shkodër. Të mundur, të goditur pas shpine, si zakonisht. Rruga në atë kohë ashtë giithëgropa dhe kthesa… Rrugë e giatë…e mundimshme, mes errësirës së natës dhe mendimeve tona të errta. Po shkonim edhe ne në dasëm. Në dasmën e kapitenit të skuadrës, në dasmën e shokut tonë…ku duhej të ishim të qeshur, të gëzuar dhe duhej të këndonim…të vallëzonim…gjithe natën…në ate korridor te gjate, te ish SMT-së që i qe dhënë Zan Rragamit, ku zyrat qenë kthyer në dhoma gjumi, dhe njëra prej tyre priste Zanin dhëndër.

Zanin te cilit disa orë më parë, pasi doli nga dushi, atje, ne stadiumin e Tiranës, Çapaliku i pat thène;- A je la mirë, Zan se sonte të pret edhe një ndeshje tjetër, ma e madhe se kjo… Kur arritëm ne, dasma ish ndezur, sepse, porsa kishin ardhur “krushqit” nga ana e vajzës. Nje këngëtar këndonte i djersitur, dasmorët këndonin dhe vallzonin. Ndërsa atje, në një qoshe të dukshme rrinin dhëndri me nusen. Zani me kostum të zi, (e kish blerë diku, ” jashte shteti”) ndërsa Behija me kostum të bardhë, me atë veshjen e nuses që, në atë kohë edhe ajo ishte “me racion”, sepse i kishin në pronësi ca familje që kishin qenë tek prind apo të afërm, në ndonjë qytet apo fshat të Jugosllavisë, dhe i kishin sjellë me vete duke bërë biznes me ta, duke i lëshuar me qera, pèr vajza që martoheshin.

Na bënë vend në një tryezë të giatë, diku në fund të korridorit. Ishim të lodhur e të sfilitur dhe duhej sforcim i madh te integroheshe në atë mjedis festiv. As buka nuk na shkonte. Ishim të ngopur me humbjen e ndeshjes dhe me arbitrin pa shtyllë kurrizore. Por duhej ta mbanim veten. Duhej tësforcoheshim, të këndonim, të valëzonim…dhe të pinim raki. Kjo e fundit ishte ndoshta stacioni i fundit i yni. Vetëm ajo mund të na davariste shpirtin e mendjen. Dhe na i davariti, të dyja. Disa, biles i davariti aq shumë sa u dehën.

Në gjendjen tonë ishte edhe Zani. E kuptonim. E kuptonin edhe të tjerët, por bënin të pamundurën t’ia hiqnin nga mendja dhe nga shpirti. E kuptonte edhe nusja. E pashë disa herë që ia kapte dorën dhe ia shtrëngonte me dy duart e saja tē veshura me doreza të qendisura. E bëri disa herë këtë. Dhe ai shtrëngim fliste shumë: Sikur i thoshte: Harroje tani. Je me mua. Jemi bashkë. E kemi pritur këtë ditë. E kemi pritur dhe ëndërruar aq shumë!..Harroje ndeshjen. Kjo është nata jonë, “ndeshja” jonë e shumëpritur../SHKODRA-SPORT.COM/