Terbuni ka marre nje fitore me shume vlere te shtunen ndaj Tomorit, fale golit te shenuar nga sulmuesi Xhebrahimi ne minuten e 95-te te ndeshjes. Ne perfundim te saj, trajneri Alert Alcani ka dhene nje prononcim per mediat ku eshte shprehur:

“E kishim vlersuar shumë këtë ndeshje ashtu siç i vleresuam dhe ndeshjet kundër Skënderbeut dhe Burrelit që ndoshta meritonim të merrnim më shumë por që gjithsesi jam i kënaqur me atë që ne morem nga ato dy ndeshje! E dinim që do të ishte një ndeshje e fortë pasi Tomori ka një ekip shumë të mirë dhe vinte nga një fitore e madhe me përmbysje kundër Lushnjes gjë që të ben ta kesh moralin shumë të lart!

Ne vinim nga një barazim në një fushë shumë të vështirë siç është ajo e Burrelit ku dolem me një pikë të merituar por dhe me atë peng për penalltinë e humbur ku më shumë mundësi do ta kishim fituar ndeshjen. Kjo ishte ndeshja e tretë dhe duhej me patjetër fitorja që ekipi të shbllokohej nga barazimet dhe të jemi më të qete në javet e vazhdimsisë së kampionatit pasi presioni sa vjen dhe shtohet!

Kalendari nuk ka qënë në favorinë tonë pasi në këto tre javë jemi përballur me ekipe shumë të forta që janë dhe pretendente për vendet e para në rënditje sidomos Skënderbeu Korçë por besoj ja kemi dalë me sukses! Fitorja natyrisht që më gëzon mua, stafin dhe futbollistët pasi jemi pregatitur mjaft gjatë gjithë javës që të merrnim vetem fitoren dhe në fund ja arritem.

Fakti tjetër është që në këto tre javë të para më gëzon dhe loja e zhvilluar nga futbollistët të cilët po ndjekin me përpikmëri detyrat që unë ju jap para se të futemi në fushë. Ne akoma po punojmë fort që të rritemi sa më shumë dhe të shkojm sa më lart por na duhet ende punë që të përmirsohemi, duhet të jemi me këmbë në tokë pasi ky sezon është shumë i vështirë në Kategorinë e Parë!

Ne luajtëm shumë mirë në të dyja pjesët e lojës kundërshtarin e sulmuam më shumë se ata neve deri kur arritëm që të gjejm golin e parë por po gabojmë tek qetësia pas kalimit në avantazh ku pësojmë gol dhe është ndeshja e dytë që na ndodh kjo por që fatmirsisht kësaj rradhe arritëm të fitojm në fund duke sulmuar përsëri edhe pse kishim shumë pak minuta në dispozicion por kjo tregon karakterin dhe shpirtin ”luftarak” që ka ky ekip! Unë besoj te ky grup që kemi ndërtuar.

Jemi munduar të bëjmë blerje sa më cilësore, kryesisht në sulm. Kjo fitore e parë e marrë në këtë sezon të ri i dedikohet tifozëve pukjanë ku ne të gjithë i falenderojmë shumë për mbështetjen që po na japin kudo! Tani të lejm pas këtë fitore dhe të gjithë ta kemi mendjen tek ndeshja e rradhës aty ku do jetë një ndeshje shumë e vështirë por dhe shumë speciale për mua por normalisht dhe për tifozët pasi e shohin si ndeshje derbi dhe ndeshjet derbi gjithmonë duhen fituar”./SHKODRA-SPORT.COM/