Pavaresisht se tashme edhe me tre amerikane ne rradhet e saj, Vllaznia e basketbollit te meshkujve vazhdon te humbase e ta thelloje edhe me shume krizen e saj duke shkuar gjithnje e me shume drejt renies nga Superliga.

Mbremjen e sotme ajo eshte ndeshur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me ekipin Kamza Basket, por ne fund eshte detyruar ta pranoje humbjen ne shifrat 66-94. Nje disfate kjo e rende per kuqeblute qe vazhdojne te vuajne pavaresisht perforcimeve te fundit.

Duhet thene se ne ndeshjen e sotme, ekipi shkodran vetem ne 20 minutat e para ka arritur te rezistoje dhe te luftoje si e barabarte ne fushen e lojes dhe keto 20 minuta jane mbyllur ne shifrat 40-42.

Nderkohe ne pese minutat e dyta te periodes se trete do te niste edhe shkeputja e ekipit te Kamzes dhe si rrjedhoje kjo periode do te mbyllej me rezultatin 57-71. U mendua se 10 minuteshi i fundit do te sillte nje kthese te Vllaznise por nuk do te ndodhte keshtu.

Kamza Basket ka dominuar ne te gjitha drejtimet dhe ka ardhur duke e thelluar vazhdimisht rezultatin teksa ne fund ka rregjistruar shifrat 94-66 ne favorin e saj. Vllaznia ne kete menyre peson humbjen e tete rradhazi dhe vazhdon te mbaje vendin e fundit ne tabelen e renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/