Argjentina po vuan edhe ne ndeshjen qe po luan ne keto momente ndaj Meksikes dhe njeri prej protagonisteve me te rendesishem te saj, Lionel Messi ne fakt ende nuk ka bere asgje ne fushen e lojes.

Ai ne fakt do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes, sidomos kur kombëtarja e tij të mos mbërrijë te suksesi. I fundit që e ka sulmuar ka qenë legjenda braziliane Ziko, për të cilin numri 10 nuk e meriton shiritin.

“Argjentina mund të fitojë 4-0, 3-1, 6-0 dhe ai do të vazhdojë të bëjë lojën e tij. Nuk do t’i flasë askujt, nuk do t’i bërtasë askujt, nuk do të qortojë njeri. Është si një kapiten i Serisë A, që nuk flet me asnjë dhe nuk di të marrë përgjegjësi.

Kjo është ajo që duhet të bëjë përfaqësuesi i një skuadre, të dalë në krye të gjërave kur ndodhin, të jetë ai që vendos topin në mes të fushës kur pëson dhe të nxisë të tijtë. S’ka personalitet, shiritin e ka vetëm sepse është Mesi, apo jo?”, përfundoi braziliani.