HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTETërbuni fiton 2-1 ndeshjen miqësore me 'Vllaznia B'

Tërbuni fiton 2-1 ndeshjen miqësore me ‘Vllaznia B’

Tërbuni zhvilloi të shtunën miqësoren e pestë të fazës përgatitore ndaj ekipit Vllaznisë B, takim që u mbyll me fitoren e pukjanëve në shifrat 2-1. Goli i parë erdhi në minutën e 54-të, kur Shehu nga një aksion i shpejtë në mesfushë, duke shmangur dy-tre lojtarë kundërshtarë, depërtoi në zonë dhe shënoi me një finalizim të saktë. 

Ndërsa në minutën e 74-t, Grimci u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi 11-metërsh. Kamara mori përgjegjësinë e ekzekutimit dhe shënoi golin e dytë për Tërbunin, duke siguruar avantazhin dygolësh për ekipin e tij.

Vllaznia B nuk u dorëzua dhe në minutën e 92-t, arriti të shkurtojë diferencën duke shënuar golin e vetëm të tyre. Takimi përfundoi 2-1 në favor të Tërbunit. Të dy trajnerët përdorën këtë pjesë të ndeshjes për të bërë zëvendësime, duke dhënë mundësi për lojtarët rezervë dhe për të testuar formacionin.

Pjesa e parë e takimit dominoi Tërbuni, i cili tregoi lojë më të organizuar dhe më sulmuese. Drejtuesit e klubit njoftojnë se të mërkurën Tërbuni do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore, këtë herë ndaj ekipit të Orikut, në Rrogozhinë. Për më tepër, klubi pritet të bëjë edhe afrime të reja, pasi janë larguar dy lojtarë që stërviteshin prej dy muajsh me ekipin, si dhe trajneri i portierëve, Kastriot Rama.

Tërbuni – Vllaznia B 2-1

GOLAT: Shehu 53’, Boni 65’ / Agraja 90+2’

TERBUNI: Marku, Lushaku, Zere, Arrajo, Zapala, Kamara, Andoni, Shehu, Deliu, Boni, Fida (U aktivizuan: Alla, Dermai, Hasaj, Kakai). Trajner: Anxhelo Suta

VLLAZNIA-B: Maleci, Izuki, Kakini, Selmani, Zekaj, Papaj, Daija, Zuna, Agraja, Halili, Ake. (U aktivizuan: Kola, Hoxha, Gjergji, Fushaj, Plangaj, Sinani). Trajner: Brikeno Bizi

Gjyqtarë: Sh.Selmani, R.Asllani, A.Cani

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments