HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEVIDEO/ Presidenti Pjerin Fushaj: Pas Vllaznisë, gjithmonë kam qenë tifoz me Besëlidhjen

VIDEO/ Presidenti Pjerin Fushaj: Pas Vllaznisë, gjithmonë kam qenë tifoz me Besëlidhjen

Prej pak ditësh ai është zyrtarizuar në postin e presidentit të Besëlidhjes. E kemi fjalën për biznesmenin e njohur shkodran Pjerin Fushaj. Ai për tetë vite me rradhë bashkë me vëllezërit e tij ka sponsorizuar tek Vllaznia, ndërsa tani pas kërkesë së kryebashkiakut të Lezhës Pjerin Ndreu, i është përgjigjur pozitivisht duke pranuar të drejtojë skuadrën e këtij qyteti.

Në fakt nuk do të jetë e lehtë sepse Besëlidhja aktualisht është në kategorinë e dytë të futbollit shqiptar, megjithatë presidenti i ri i saj nuk ngutet dhe dëshiron t’i hedhin hapat një e nga një, duke e ngjitur fillimisht një kategori më lart.

Nga ana tjetër, Fushaj në një prononcim të dhënë për mediat është shprehur se pas Vllaznisë, ai gjithmonë ka qenë tifoz me Besëlidhjen, skuadrën e qytetit fqinj.

“Ne kemi qenë për 8 vite si sponsor te Vllaznia dhe për arsye të ndryshme të asaj kohe, jemi tërhequr. Ndërsa tani, duke qenë se gjaku na vlon për sportin ngaqë edhe vetë kam qenë sportist, jam tek Besëlidhja. Një skuadër që dua ta them se pas Vllaznisë, unë si shkodran, tiranas, por edhe lezhjan tani, kam qenë gjithmonë tifoz me të.

Po e fillojmë në kategori të dytë, do të dalim në të parën me ndihmën e Zotit dhe të kryetarit të Bashkisë sepse jemi bashkë në këtë projekt dhe mandej do të synojmë për në Superligë”- është shprehur presidenti Pjerin Fushaj.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments